Sindikata e Lotarisë së Kosovës, ka njoftuar se kanë pezulluar mbajtjen e protestave.
Këta të fundit, kanë marrë informacione nga Qeveria e Kosovës, se kanë filluar punimet për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovës.
“Sot gjatë protestës së zhvilluar kemi pranuar një telefonatë nga Hysen Gashi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj i cili na tregoi se punimet për ligjin kanë filluar dhe na premtoj një takim të hënën me 15 korrik 2019 ku do të diskutohet se deri ku kanë arritur punimet. Bazuar në informacionin dhe premtimin e dhënë Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës pezullon përkohësisht mbajtjen e protestave deri në realizimin e takimit”, thuhet në njoftimin sindikatës së Lotarisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Lotarisë.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kanë mbajtur dy protesta para Qeverisë, ata kanë kërkuar hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovës./Telegrafi/