Telegrafi

Sindikata e KEK-ut anulon grevën

Menaxhmenti i KEK-ut është shprehur i vendosur për zbatimin e marrëveshjes së arritur me sindikatën. Drejtuesit e KEK-ut, po ashtu janë pajtuar që të ketë takime të rregullta mes tyre dhe sindikatës.

Kërkesat e parashtruara nga ana e punëtorëve janë ngritja e pagave, kërkesa për 200 kw/h energji në muaj falas për punëtorët e KEK dhe kërkesa për përfaqësim në bordin e KEK-ut.

Sipas drejtuesve të Sindikatës riaktualizimi i grevës varet nga zbatimi i marrëveshjes së menaxhmentit të KEK-ut, reagimi nga ana e bordit dhe institucionet e tjera lidhur me kërkesat e punëtorëve. /rtv21/