Telegrafi

Sindikata e gazetarëve në ”Tv Telma” kërkon kthimin në punë të kolegëve të tyre

Në lidhje me zhvillimet e fundit në TV Telma, ka reaguar edhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial (SPGPM), anëtarë të organizimit sindikal të SPGPM në këtë televizion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përmes këtij reagimi, Sindikata u jep mbështetje të plotë kolegëve të cilët janë në listën e heqjes kolektive nga puna, për shkaqe afariste, pra si tepricë teknologjike.

Sindikata i bën thirrje udhëheqësisës së televizionit që të gjendet një model, që të gjithë kolegët të mbeten në punë. Sindikati bën të ditur se paraprakisht nuk kanë qenë të informuar për vendimin dhe se nuk do të qëndrojnë anash procesit për mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të tyre në Tv Telma./Telegrafi/