Site icon Telegrafi

Sindikata e Doganës reagon pas sulmeve të djeshme në veri ndaj oficerëve doganorë dhe policorë

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar dje në veri të Mitrovicës ku si rezultat i eskalimit të gjendjes është rrezikuar jeta e oficerëve doganor dhe policorë të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherit apelon tek qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet në reagimin e Sidikatës së Doganës.

SPDK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe njëhreit i uron shërim të shpejtë të gjithë te lënduarve në ndodhinë e djeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version