Telegrafi

Sindikata akuzon Shalën për PTK-në

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alshiqi kërkon nga Shala që të iniciojë procedurën dhe të merr vendim Qeveria e Kosovës, për anulimin e vendimeve me të cilat është dëmtuar PTK, në kuptimin e vazhdimit të projekteve sepse bllokimi i projekteve është duke i shkaktuar shumë probleme në zhvillim PTK-së.

“Nëse projektet zhvillimore të PTK-së të aprovuara nga menaxhmenti në krye me Shyqyri Haxhën të bllokuar me vendimin e Ahmet Shala nuk debllokohen urgjentisht përgjegjësin për të gjitha pasojat negative do të bartë Shala”, tha Alshiqi.

Ai kërkoi nga qeveria të na mundësoi pjesëmarrjen në takimet e bordit të PTK-së si anëtar i rregullt i bordit.

“Kërkesën e arsyetojmë me argumente që tregojnë se SP e PTK-së me punën e vet është imponuar si faktor i cili pozitivisht po ndikon në ngritjen e vlerës së PTK-së.
Faktet dhe gjendja financiare për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë të se PTK ka rritje të të hyrave”, tha ai. /Telegrafi/