Telegrafi

Sindikalisti i KEK-ut: Për shkak të anulimeve të shumta të konkurseve, KEK-u ka 1,700 punëtorë më pak

Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut, Nexhat Llumnica ka akuzuar politikën për dëmtim të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK).

Llumanica në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se KEK-u ua ka parë sherrin subjekteve politike që nga paslufta.

“Konkurset asnjëherë nuk kanë qenë të rregullta dhe ne nuk kemi kërkuar të përfshihemi në to pasi mund të përlyhemi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se aktualisht KEK-u ka 1,700 punëtorë më pak.

“Punëtorët ekzistues po punojnë më shumë vështirësi pasi ka 1,700 punëtorë më pak. Shumë konkurse janë anuluar për shkak të nepotizmit”.

Nënkryetari i Sindikatës së re të KEK-ut thotë se për fat të keq investimet në KEK janë ndalur.

“Ky që është sot nuk mund të themi se është ndryshim. Në KEK ka problem të mëdha. Ka edhe mungesë të shërbimeve. Në shumë raste njerëzit që janë aty janë jo kompetente”, tha tutje Llumnica./Telegrafi/