Site icon Telegrafi

Sindikalistët në Maqedoni i paraqitën kërkesat para Qeverisë

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski sot paraqiti kërkesat e sindikalistëve deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, përpara ndërtesës së qeverisë, të gjitha shoqatat e sindikatave u bashkuan, edhe pse marshimet e protestës i filluan nga vende të ndryshme.

“Ky është një fillim i ri për të kthyer besimin në lëvizjen sindikale. Do të merremi me të gjitha çështjet që do të lëshohen nga Lëvizja e Punës dhe Sindikatës”, tha Dimovski përpara paraqitjes dhe deklarimit zyrtar të kërkesave para Qeverisë.

Ai tha se uniteti tani është më se i nevojshëm për shkak se klasa punëtore është grimcuar. Tubimi para qeverisë filloi me intonacionin e himnit e Internacionales dhe atij maqedonas.

“Ne po protestojmë kundër autorëve. Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha llogarive të bllokuara të qytetarëve dhe një zbatimi të ri të ligjit”, tha Anna Gligorova. /Telegrafi/

Exit mobile version