Telegrafi

Sindikalistët evropianë shqetësohen për zhvillimet në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë

Sindikatat evropiane janë vënë në lëvizje pas zhvillimeve të fundit në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, ku ka përplasje rreth kreut të kësaj lidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë mbajtur një mbledhje të posaçme për këtë rast dhekanë shprehur shqetësimin e tyre rreth zhvillimeve në LSM. Konfederata Sindikale Evropiane paralajmëron praninë e saj dhe bisedime me sindikalistët maqedonas, në muajin që vjen.

”Jemi shumë të shqetësuar me të gjitha informacionet që i sigurojmë për thellimin e krizës në LSM, që filloi me tentimin e Këshillit për të tërhequr Kryetarin e LSDM-së dhe vazhdoi me përjashtime të katër sindikatave nga Lidhja, rrjedhimisht me largimin nga zyrat e tyre nga ndërtesa e LSM-së. Jemi të bindur se kjo është e dëmshme për lëvizjen sindikale të Maqedonisë”, thonë sindikalistët evropianë./Telegrafi/