Telegrafi

Sindikalistët e policisë në Maqedoni kërkojnë rroga më të larta (Video)

Sindikata e pavarur policore nuk heq dorë nga kërkesa për rroga më të larta të shërbyesve policor në Maqedoni.

Për këtë sindikatë, rritja prej 5% e rrogave nuk mjafton. Ata duhej që sot të bllokonin rrugët në disa pjesë të Shkupit, por hoqën dorë për shkak të kushteve të rrugëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, shpërndarja më e fundit e parave shtetërore injoron kërkesat e policëve për rritjen e rrogave të policëve të pyjeve, të gjykatave dhe të burgjeve, për më së paku 10%.

Njiherit, ata kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev që t’i merr parasysh kërkesat e tyre, ndërsa Buxheti të përgatitet në bazë të marrëveshjeve kolektive të nënshkruara./Telegrafi/