Sindikata e punëtorëve të kombinatit metalurgjik ”Jugohrom” i kanë dërguar një letër kryeministrit teknik, Emil Dimitriev, duke paralajmëruar se kombinati do të shuhet përgjithmonë, nëse nuk do të lëshohet në përdorim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata kërkojnë nga kryeministri që të merret një vendim pozitiv dhe të fillohet me punë në kombinat. Sindikata thotë përgjegjësia do të bjerë mbi qeverinë nëse ndodhë që të mos punojë ky kombinat, që sipas tyre, është burimi i vetëm i punësimit dhe të ardhurave për jetë./Telegrafi/