Telegrafi

Sindikalistët e bujqësisë të shqetësuar për zvarritjen e projektit për Agro-kreditë

Sipas kësaj sindikate kjo zvarritje po e shton mosbesimin e bujqve për zhvillimin e këtij sektori edhe ashtu të varfër.

Sipas Tahir Tahirit zvarritja e këtij projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në të mbjellat vjeshtore.

Televizioni i Kosovës nuk ka arritur të marrë një prononcim nga Ministria e Ekonomisë. Edhe pas 3 ditë tentimesh zyrtarët e kësaj ministrie kanë qenë të zënë për të shpjeguar se deri ku ka arritur ky projekt.

Sektori i bujqësisë në Kosovë llogaritet si sektori më i varfër i rajonit.

Qeveria e Kosovës kohë më parë pat premtuar se do të krijojë një fond, me qëllim të dhënies së kredive të volitshme për sektorin e bujqësisë. /rtk/