Site icon Telegrafi

Sindikalistët dhe punëtorët me marsh protestues kërkuan rritjen e pagës minimale në 13.800 denarë

Punëtorët edhe këtë 1 maj dolën në protestë. Protesta ishte caktuar para objektit të LSM-së. Nga mosha të ndryshme arritën njerëz që bashkëngjiteshin në grup, duke pritur kryetarin e LSM-së Darko Dimovski të jep shënje për fillimin e marshit. Me bluza të kuqe, me flamurë, punëtorët u drejtuan drejt Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Gjatë marshit dëgjoheshin kërkesat për këtë vit.

Qytetarët thonë se të drejtat e punëtorit secilën ditë po shkelen dhe se të gjithëve ju duhet një pagë e dinjitetshme dhe kushte normale në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Punëtorët në Maqedoni janë të frikësuar, madje frikësohet të krijojnë sindikatë, dhe për këtë shkak këtu janë sindikatat t’i ndihmojnë. Megjithatë, punëtori në Maqedoni nuk është mjaftueshëm i guximshëm”, thonë qytetarët e anketuar.

Tradicionalisht marshi sindikal përfundon para objektit të Qeverisë. Secilën vit sindikatat dhe punëtorët dorëzojnë kërkesa deri te autoritetet për avancimin e të drejtave të tyre. Po, sipas sindikatave, deri tash autoritet s’kanë qenë të interesuar të zgjidhin problemet e punëtorëve.

Darko Dimovski i lexoi kërkesat që sipas tij janë të domosdoshme për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

“Më shumë vende pune për gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara, siguri te vendet e punës, marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar. Vende pune të sigurta dhe pagë minimale së paku 13.800 denarë”, kërkoi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.

Lexo po ashtu Dita ndërkombëtare e punës, punëtorët e Maqedonisë së Veriut kërkojnë avancimin e të drejtave të tyre

Në fund të protestës nga sindikata hynë në objektin qeveritar që t’i dorëzojnë kërkesat deri te Këshilli ekonomik social nga ku kërkojnë edhe realizimin e kërkesave. Edhe këtë vit lëvizjet sindikale nuk i bashkuan. Disa nga sindikatat që nuk janë pjesë e LSM-së kishin lëvizje të ndryshme për të marshuar, ndërsa disa tjerë nuk dolën aspak në protestën e 1 majit./Telegrafi/

Exit mobile version