Ish-mesfushori i Manchester Cityt dhe West Hamit, Trevor Sinclair, e ka paralajmëruar Thomas Tuchelin për rënien e formës së fundmi te Chelsea.
Chelsea ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke humbur edhe vendin e parë në grup në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 3-3 me Zenit.
Sinclair fillimisht lavdëroi Tuchelin, duke thënë se ai ka bërë zgjedhjet e duhura në tregun e transferimeve, duke e organizuar gjithashtu ekipin siç duhet.
“Mendoj se është e pritshme. Thomas Tuchel ka bërë shkëlqyeshëm që kur u bashkua me Chelsean, duke fituar Ligën e Kampionëve. Ju shikoni mënyrën se si ai ka rekrutuar duke blerë një sulmues të madh si Romelu Lukaku”.
“Ai nuk po merr më të mirën nga Lukaku për momentin, por në përgjithësi me ekipin e ndërtuar nga Frank Lampard, ai i ka organizuar, ua ka bërë të vështirë për ta mposhtur dhe ata kanë pasur një ecuri të pabesueshme”, ka thënë Sinclair.
Megjithatë, ai pohoi se trajneri gjerman duhet të zgjidhë shpejt ekipin e tij pasi te Chelsea nuk presin shumë.
“Ju e dini se si është Chelsea, modeli i tyre i futbollit është nëse trajneri nuk po ecën mirë, e largon dhe filloni nga e para. Unë mendoj se ai ka pak kohë në bankë, por, nëse vazhdon me dështime në Ligë Premier, mendoj se do të bëhen pyetje dhe nuk do të kalojë shumë kohë përpara se Chelsea të tërheqë këmbëzën”, deklaroi Sinclair. /Telegrafi/