Liverpool-Manchester City është tani rivaliteti më i madh në futbollin anglez ka thënë ish-ylli anglez i Qytetarëve dhe shumë klubeve tjera, Trevor Sinclair.
Duke e krahasuar me kohën kur Manchester United-Arsenal u bë një rivalitet i domosdoshëm për t’u parë në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000, Sinclair ka thënë se tani ky epitet i takon Liverpoolit dhe Cityt.
“Ky është rivaliteti më i madh në futbollin anglez tani”, ka thënë fillimisht Sinclair për talkSPORT.
“Manchester City dhe Liverpool – 100%”. Është derbi i ri i Manchester United-Arsenal apo Manchester United-Liverpool”.
“Unë mendoj se kjo është ndeshja më e pritur në futbollin anglez dhe ka qenë për disa vitet e fundit”, përfundoi anglezi.
Pikëpamja e Sinclair vjen nga fakti që City dhe Liverpool kanë qenë skuadrat më të mira të Ligës Premier në sezonet e fundit.
Liverpool v Manchester City is the biggest rivalry in English football & has been for the last few years FACT
— Trevor Sinclair (@trevor8sinclair) February 2, 2021
Klubet patën një betejë të jashtëzakonshme për titullin në sezonin 2018-19, pasi City fitoi kampionatin me 98 pikë ndaj Liverpoolit me 97 pikë.
Shumë njerëz prisnin që Liverpooli dhe City të luftonin për titull përsëri këtë sezon, megjithëse Unitedi aktualisht është mes dy klubeve në renditje. /Telegrafi/
💥 "This is the biggest rivalry in English football right now."
✅ "It's the new #MUFC vs. #AFC."
🙌 "This is the most anticipated fixture and has been for the last few years." @Trevor8Sinclair says #MCFC vs. #LFC is now the biggest rivalry in English football. pic.twitter.com/jQ5HNQNR0a
— talkSPORT (@talkSPORT) February 2, 2021