Telegrafi

Sinani: Xhaferi nuk është personi i duhur për postin e kryetarit të Kuvendi (Video)

Analisti politik Arsim Sinani, ka qenë i ftuar në edicionin e lajmeve në televizionin Shenja, ku ka folur për debatet që po zhvillohen në Kuvend, bllokimin nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe rolin e partive shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se nuk duhet të amnistohet askush dhe njerëzit që duhet të zgjidhen, nuk duhet të kenë lidhje me OBRM-PDUKM-në. Sinani gjithashtu tha se shqiptarët votuan kundër pushtetit të deritanishëm, dhe se infiltrimi i figurave të njëjta është i panevojshëm dhe nuk sjell reforma por vazhdim të avazit të vjetër.

Ndërsa sa i përket Talat Xhaferit, i cili përfolet se do të jetë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Sinani tha se ai nuk është personaliteti i duhur për t’u bërë kryetari i Kuvendit./Telegrafi/