Telegrafi

Sinani publikon këngën për zeshkanen, por Andrra nuk duket askund

Sinan Hoxha ka sjell këngë më të re në tregun muzikor shqiptar në ditën e të dashuruarve apo siç njihet Shën Valentini.

“Luje luje”, titullohet kënga e këngëtarit shqiptar, të cilën e ka shoqëruar me një video fantastike.

Megjithëse u tha se në videokëngë do të shfaqet edhe bashkëshortja e Hoxhës, Andrra Destani, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Duket se bukuroshja ka qenë vetëm në sheshin e xhirimit për të qenë pranë të dashurit dhe nuk ka ndërmend t’i futet botës së muzikës.

Projekti ritmik flet për zeshkanen bukuroshe, të cilës Sinani ia fali zemrën dhe duket se i dedikohet bashkëshortes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sinan Hoxhës

Theksojmë se Muzikën dhe aranzhimin e ka bërë Marsel Gunga gjersa tekstin e ka shkruar 2Step.

Ndryshe, Sinani ka paralajmëruar edhe projekte të reja që do t’i publikoj gjatë këtij viti. /Telegrafi/