Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka ndarë disa fotografi në Facebook nga festa e organizuar për nder të 28 Nëntorit në këtë komunë.
Në postimin e saj, Sinani theksoi se shqiptarët sot janë më të bashkuar se kurrë.
“Përmbyllja e festës së Flamurit në Luginën e Preshevës. Ky 28 Nëntor i bëri bashkë shqiptarët e Luginës në një atmosferë të ngrohtë, festive dhe të mbushur me krenari kombëtare.”
Ajo shtoi se ky moment është simbol i forcës së bashkimit dhe dashurisë për flamurin kuq e zi.
“Ky moment i përbashkët na rikujton forcën e bashkimit dhe dashurinë e pashuar për flamurin kuq e zi,” përfundoi Sinani në postimin e saj.