Site icon Telegrafi

Sinani: Deklaratat e Ivanovit, si të Millosheviqit (Video)

Analisti politik Arsim Sinani, ka komentuar vendimin e djeshëm të presidentit Gjorge Ivanov, i cili vendosi që mos ta ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Sinani i pyetur nga Alsat-M, deklarat e Ivanovit i cilësoi si qesharake dhe të ngjashme me të Millosheviqit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Akuzat e Ivanovit janë akuza qesharake, akuza që më çojnë mallin e Millosheviqit dhe klanit të tij. Reagimet e Tiranës dhe Prishtinës janë reagime të duhura, por të vonuara për shkak se institucionet do të duhej shumë më herët t’i bëjnë bllokadë dhe t’ia bëjnë me dije institucioneve të Maqedonisë se ato nuk e rrespektojnë Marrëveshjen e Ohrit, megjithatë janë deklarata që e ndihmojnë procesin për shkak se shqiptarët e Maqedonisë, kanë pasur nevojë të kenë një lloj koordinimi, për shkak se është parë se partitë maqedonase kanë luajtur me shqiptarët”, deklaroi Sinani për Alsat-M./Telegrafi/

Exit mobile version