Pas lajmit të publikuar se në shkollën fillore “Jashar Bej Shkup” në Shkup se është hapur shtabi zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), gazetarët e TV “Shenja” përballe me presione nga aktivistët partiak të kësaj partie. Në bisedën për CIVIL Media, kryeredaktori i TV Shenja, Ismail Sinani, tha se e ndanë mendimin e njëjtë me kryetarin e SHGM-së, Naser Selmani, se “BDI sillet si ISIS ndaj medumeve objektive, të cilët nuk janë nën kontrollin e tyre”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Është e qartë se, në dy vitet e fundit, te BDI ka ndonjë nervozë, e cila mendoj se duhet sqaruar, jo vetëm politikisht, por edhe psikologjikisht. Unë nuk jam psikolog dhe nuk do të hyjë në atë, megjithatë, e vërteta është se ekipi jonë kishte presione më 21 nëntor, që atëherë kur e publikuam informacionin në SHF (Jashar Bej Shkup) është hapur shtab i BDI-së…Unë nuk mund ta kuptoj zotëriun e BDI-së, i cili ka 14 vite karierë dhe përvojë politike, mundet të lejojnë që të hapet shtab në shkollë fillore?! Me të vërtetë, për mua, si gazetar që punoj dy dekada në këtë profesion, kjo është e papranueshme’, ka theksuar ndër të tjera Sinani.
Sinani e ka cituar shembullin me deklaratat e Ali Ahmetit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
‘I kemi mbledhur deklaratat e Ahmetit në 6-7 vitet e fundit, një herë tha se është zyrtare, herën e dytë nuk është zyrtare, herën e tretë se deri diku është zyrtare, herën e katërt tha se në mandatin e ardhshëm do ta zyrtarizojë.. Kur i kemi mbledhur të gjitha këto deklarata, i kemi publikuar në një reportazh, dhe ata menduan se është qasje e opozitës?! Ne vetëm përcollëm atë se çka premtoi zotëri Ahmeti në gjashtë ose tetë vitet e fundit. Nëse BDI e konsideron publikimin e informacionit se është qëndrim i opozitës, atëherë, unë them se ata kanë qëndrim diktatorial’, tha Sinani. /Telegrafi/