Site icon Telegrafi

Sinani: Ahmeti e ka të vështirë të ndahet nga Gruevski

Analisti politike Arsim Sinani, duke folur për situatën aktuale politike dhe negociatat e fundit mes LSDM-së dhe BDI-së për Alsat-M, deklaroi se Ahmeti e ka të vështirë të ndahet nga Gruevski. Ndërsa për zgjatjen e negociatave mes LSDM-së dhe BDI-së ai tha se kjo është normale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk e shoh si diçka të keqe, e shoh si proces normal për shkak se do të duhet të analizohen të gjitha kërkesat e shqiptarëve, për shkak se janë çështje që janë grumbulluar 26 vite e këndej. Çështja tjetër është se çfarë dëshiron opinioni publik, pengesat të cilat e vështirësojnë situatën, por për mua është logjike kjo. BDI-ja e ka të vështirë të shkëputet nga OBRM-PDUKM-ja dhe shkëputja e saj është si ndarja e një çiftë në martesë”, deklaroi Sinani./Telegrafi/

Exit mobile version