Njëri nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, hit-këngëtari Sinan Vllasaliu sot feston ditëlindjen.
I lindur më 31 mars të vitit 1963, Sinani sot mbushë plot 53 vjet, transmeton Telegrafi.
Sinan Vllasaliu shquhet për rrugëtimin e tij muzikor ndër dekada, si një nga artistët më stabil në karrierë, duke qenë gjithmonë i pranishëm me këngë hite.
Se a e kanë bërë këngët e bukura Sinanin hit-këngëtar, apo ai i ka bërë këngët hite, kjo mbetet për t’u thënë e vlerësuar një ditë. Sinani, nga modestia këtë nuk e shpjegoi kurrë. Megjithatë në secilin prej dy varianteve, është vet energjia e Sinan Vllasaliut në skenë dhe pozitiviteti prej njeriu, atributi kryesor për suksesin e këtij këngëtari.
Pos familjes, i pari nga miqtë kolegë të estradës që e ka uruar sot Sinan Vllasaliun në ditëlindjen e tij të 53-të, ishte miku i tij, këngëtari i njohur veteran, Ismet Bogujevci.
Bogujevci ka shfrytëzuar llogarinë e tij në “Facebook”, për t’i uruar edhe 100 vite të tjera Sinan Vllasaliut./Telegrafi/.