Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Dreqi e marrtë” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është punuar nga Granit Gashi dhe Demir Basha, gjersa tekstin e ka shkruar Ghulo.
Ndërkohë për orkestrimin është kujdesur kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili është xhiruar në një skenë të vetme, ku këngëtari shfaqet duke interpretuar mbi një piano ndërsa bien flokët e dëborës.
Ky projekt muzikor i Vllasaliut vjen për fansat si dhuratë për festat e fundvitit. /Telegrafi/