Balerini i njohur, Sinan Kajtazi është zgjedhur drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një njoftimi datës 24 shkurt.
Në njoftim thuhet se me vendim të Këshillit Drejtues të Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi ka marr pozitën e drejtorit.
Këshilli Drejtues ka vlerësuar Kajtazin për të drejtuar BKK-në, institucion që ka qenë prej tri vitesh pa udhëheqës, vetëm me zëvendësues të drejtorit.
Kujtojmë që Kajtazi ka luajtur në përmbi 70 premiera baleti, në shumicën prej të cilave kishte role kryesore.
Ai përformoi me këto shfaqje edhe në qendra të ndryshme të Evropës. Po ashtu, Kajtazi kishte qenë i ftuar nga teatri i famshëm amerikan “La Mama”, ku luajti rolin kryesor në një shfaqje për të cilën shkruajti edhe The New York Times.