Një mbrëmje spektakolare e “Ami Event” ka mbledhur sonte (e hënë) shumë emra të njohur në eventin e organizuar për 10 vjetorin e themelimit të kësaj kompanie.
Shumë këngëtarë, artistë e politikanë kishin ardhur enkas në këtë mbrëmje për të festuar pranë çiftit Mamaqi.
Sinan Hoxha, Rezarta Shkurta, Inis Gjoni, Fatma dhe Aulona, Enca Haxha janë vetëm disa prej emrave që nuk munguan në këtë mbrëmje.
Mesa duket nga një gotë verë për të gostitur në kët natë ka bërë që disa prej tyre edhe të ‘ndizen’ paksa gjatë festës.
Fjala është për Rezarta Shkurtën dhe Sinan Hoxhën, të cilët kanë publikuar një video në InstaStory, ku shihen mjaft të lumtur teksa festojnë së bashku 10 vjetorin e “Ami Event”.
Duke qeshur e kërcyer, në një moment Sinan Hoxha dëgjohet duke sharë: “Të q**sha robt”, ndërkohë që Rezarta e shokuar nga kjo situatë qesh me të madhe dhe thotë “ky është çmendur”. /Telegrafi/