Telegrafi

Sinan Hoxha reagon pas lajmit se po bëhet baba për herë të dytë

Sinan Hoxha (Foto: Instagram)

Prej disa ditësh në mediet shqiptare ka qarkulluar se këngëtari Sinan Hoxha dhe partnerja e tij, Andrra Destani, po bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti, të cilët kanë vetëm një djalë, së fundmi kanë reaguar për lajmin që ka bërë bujë gjithandej.

Ka qenë vet artisti shqiptar, ai i cili ka mohuar zërat duke thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Sinan Hoxha (Foto: Instagram)

Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, Hoxha tregon të vërtetën në lidhje me këtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sinan Hoxha

“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar ai – gjersa lë për të kuptuar se ka të bëjë me atë që po përflitet në shtypin rozë.

Ndërkohë, Andrra dhe Sinani gëzojnë një jetë të lumtur së bashku dhe janë të martuar që disa vite.

Ata kanë vetëm një djalë katër vjeçar të quajtur, Ansi. /Telegrafi/