Telegrafi

Sinan Hoxha përjeton stres në aeroportin e Gjenevës

Sinan Hoxha kaloi vikendin në Zvicër ku ishte i pranishëm në një nga klubet e Gjenevës.

Megjithëse mbrëmja kaloi si gjithmonë e mbushur plot me publik, udhëtimi i këngëtarit nuk nisi mbarë, transmeton Telegrafi.

Menaxheri i Sinanit, Avni Selimi tregon se atij iu vodh valixhja në aeroport dhe për ta gjetur ka intervenuar edhe policia e Gjenevës, së cilës iu deshën 24 orë për ta kthyer atë.

Në valixhe këngëtari veç veshjes për skenë kishte edhe pasaportën dhe çelësat e veturës.

Ndryshe Sinan Hoxha është njëri nga artistët shqiptarë më të kërkuar në mbrëmje muzikore në diasporë./Telegrafi/