Site icon Telegrafi

Sinan Hoxha nuk i mban lotët kur rrëfen për fëmijërinë e vështirë

(Foto: Top Channel)

Sinan Hoxha, këngëtari i dashur për publikun ka qenë i ftuar befasi në programin Dua të të bëj të lumtur për familjen e Zenunit dhe Bukuries.

Gjithmonë nëpër daljet e tij publike, Sinani ka treguar se është një njeri i thjeshtë dhe me zemër të madhe. Edhe gjatë emisionit, ai dëshmoi se është ndër të paktët artistë që publiku e do edhe e vlerëson.

(Foto: Top Channel)

Arbana Osmani e kishte ftuar në program, sepse historia e fëmijëve të kësaj familjeje ngjasonte me historinë e tij, por edhe për faktin se ai ishte i preferuari i anëtarëve të asaj familjeje. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mire se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorganë dhe dy pjata nuk arriti t’i përmbante lotët, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Sinan Hoxhën

“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, ishin fjalët me të cilat Sinani iu drejtua Amardës.

Për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes ai i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e këngëtarit ishte për vajzat e familjes që kur të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij, Andrra Destani.

(Foto: Top Channel)

Sinani është shembulli më i mirë për fëmijët e kësaj familjeje, por edhe të shumë familjeve të tjera që përditë përballen me skamjen dhe varfërinë. Ai ka treguar se mjafton që të luftosh për ëndrrën tënde dhe një ditë suksesi do të vijë.

“Qëllimi i një artisti është që të bëjë publikun për vete. Ne artistët duhet gjithmonë të jemi me këmbë në tokë, ne jetojmë në Shqipëri dhe duhet të bëjmë muzikë për shqiptarët”, ka thënë këngëtari në fund.

Exit mobile version