Sinan Hoxha së bashku me bashkëshorten e tij, Andrra, kanë qenë mysafirë të Ermal Mamaqit në emisionin Xing me Ermalin.
Natyrisht se nikoqiri i ka ngacmuar me pyetje nga më të ndryshmet, ndërsa edhe përgjigjet kanë qenë interesante.
Prezantuesi i ka pyetur për momentin e njohjes dhe Andrra ka treguar: “Ne jemi takuar në një qendër komerciale në Gjermani. Unë isha me dy shoqet e mia për drekë dhe Sinani ishte me muzikantin e vet duke bërë shoping. Aty pamë Sinanin, në fakt shoqja ime i kishte fiksim këngët e Sinanit. Pasi unë nuk e njihja Sinain. Shoqja ime kishte dëshirë të merrte një autograf nga Sinani dhe ne u njohëm aty dhe besoj se ishte një dashuri me shikim të parë. Sinani me ngacmoi direkt aty dhe nuk e prisja të më ngacmonte aq shpejt”.
Ndërkaq, përgjigja e këngëtarit ishte kjo: “Unë si natyrë e drejtpërdrejtë, e ngacmova direkt dhe më ka bë zbor një vit e ca. Nuk e kisha menduar se do rrija një vit e gjysmë mbrapa Andrrës dhe më ka lënë ta puth pas një viti e ca. Brenda një viti unë kam shkuar katër-pesë herë në Gjermani, pasi nuk mund të shkoja shpesh”. /Telegrafi/