Site icon Telegrafi

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë bërë prindër për herë të dytë

Foto: Sinan Hoxha/Instagram

Çifti i njohur i estradës, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, janë bërë prindër sërish.

Ata kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë të premten.

Këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij, kanë mirëpritur në jetë një djalë i cili gëzon shëndet të plotë.

Foto: Sinan Hoxha/Instagram

Lajmi është bërë i ditur nga vet Andrra përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur imazhin e parë të të porsalindurit.

Foto: Andrra Destani/InstaStory (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e foshnjës)

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “E gjithë bota është e imja”, teksa ka etiketuar profilet e bashkëshortit he djalit të saj në Instagram.

Sinani dhe Andrra përndryshe janë prindër edhe të një djali më të madh të quajtur Ansi. /Telegrafi/

Exit mobile version