Site icon Telegrafi

Sinan Hoxha dhe Almenda publikojnë këngën e re “Çaji”

Këngëtari i njohur, Sinan Hxoha, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Çaji” titullohet kënga e tij më e re, të cilën e sjell në bashkëpunim me këngëtaren e re Almenda.

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Marsel Gunga, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur 2 Step.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar MAX Production.

Dyshja në fjalë kanë bashkëpunuar edhe më herët së bashku në një këngë të titulluar “Mama mia”, që ishte pritur shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/

Exit mobile version