Site icon Telegrafi

Sinalco Kosova vazhdon bashkëpunimin me KB Peja

Kontrata është nënshkruar nga pronari i fabrikës Sinalco Kosova, Gani Dreshaj dhe kryetari i KB Pejës, Art Gashi.

Dreshaj është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës duke qenë mjaft i kënaqur dhe krenar me rezultat e klubit si dhe shprehi gatishmëri për ndihmë në çdo aspekt ndaj klubit në të ardhmen.

Në anën tjetër, Gashi falënderoi kompaninë Sinalco Kosova dhe premtoi se klubi do vazhdojë të tregojë lojëra të bukura dhe spektakël sportiv, si dhe do vazhdojë t’i promovojë sa më shumë produktet vendore si në Kosovë, e prej këtij viti edhe në regjion përmes pjesëmarrjes në Ligën Ballkanike. /Telegrafi/ 

Exit mobile version