Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Desole” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artisti interpreton në gjuhën greke duke qenë se prej vitesh jeton dhe vepron në shtetin helen.
Projekti tashmë gjendet i plotë në YouTube dhe besohet se do pritet mirë nga fansat e publiku.
Sin viteve të fundit është rikthyer për të jetuar në trojet shqiptare, që pas lidhjes me reperen Rina Balaj.
Të njëjtit bashkëjetojnë në një apartament në Prishtinë e herë pas here zhvendosen edhe në Shqipëri.
Krahas kësaj, të njëjtit janë bashkëpunëtorë të mirë edhe në muzikë teksa kanë realizuar edhe disa hite. /Telegrafi/