Telegrafi

Simunic: Messi më i miri i të gjitha kohërave

Në një pyetje që iu bë nga faqja zyrtare e FIFA-s, se kush e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit, ai u shpreh: “Lionel Messi, pa asnjë dyshim. Nuk mund të jetë askush tjetër”.

“Ai është futbollisti më i mirë i gjitha kohërave dhe nëse ai është shëndoshë e mirë do të vazhdojë të jetë edhe për pesë a gjashtë vite tjera. Gjërat që po i bën ai për momentin janë jashtë normales’.

“Natyrisht se ai nuk luan vetë, por ai thjesht është i jashtëzakonshëm. Është e vërtetë që ai luan në një ekip fantastik, por ai gjithmonë e bën diferencën. Nëse ju keni një lojtar të tillë në ekipin tuaj, atëherë nuk keni nevojë t’i frikësoheni askujt”, përfundoi Simunic. /Telegrafi/