Jemi më pak se një javë nga përballja mes dy legjendave të boksit Mike Tyson dhe Roy Jones Jr, dhe një Youtube ka filluar të qarkullojë një simulim i meçit.
Jones Jr vlerësohet më shumë se Iron Mike në këtë përballje të improvizuar, derisa aty lejohet edhe nokauti.
Tashmë është e ditur se nga Komiteti i Karolinës që merret me rregullat e boksit, në këtë diel nuk do të ketë nokaut dhe nuk do të lejohen bastëvëniet, shkaku që është takim bamirës.
Takimi mes Roy Jones Jr dhe Mike Tysonit do të zhvillohet më 28 nëntor, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se nuk do të ndalet me ndeshjet bamirëse edhe pas këtij rikthimi në ring.
Në këtë përballje simuluese, dueli mes dyshesh zgjatë nëntë raunde, derisa Tyson del të jetë fituesi me nokaut ndaj Jones Jr, që në fillim kishte një përparësi në pikë.
Iron Mike më pas u rikthye fuqishëm dhe juria e vlerësoi atë me pikë maksimale, e në fund doli të jetë fituesi i takimit. /Telegrafi/