Ciro Immobile është aktualisht simuluesi më i madh në Euro 2020, duke u bazuar në atë çfarë kanë kapur kamerat.
Italia e eliminoi të premten mbrëma Belgjikën nga Kampionati Evropian, pasi e mposhti 2-1 në çerekfinale.
Goli i parë për Azzurët u shënua nga Nicolo Barella në minutën e 31-të nga një asistim i Marco Verratti.
Por, fillimi Ciro Immobile tentoi të shënonte, mirëpo ishte në një duel me Jan Vertonghen.
Sulmuesi italian filloi të simulonte, duke tentuar të nxirrte penallti, mirëpo mesfushori i Interit shënoi nga loja e hapur.
Injured Italian player suddenly recovers when Italy scores #Euro2021 pic.twitter.com/E6b2O9EUET
— Don Moynihan (@donmoyn) July 2, 2021
Kur pa që topi u fut në rrjetë nga Brella, Immobile u ngrit në këmbë duke shikuar nga gjyqtarët, për të festuar më pas me bashkëlojtarët.
Golin tjetër për Italinë e shënoi Lorenzo Insigne në minutën e 44-të, e për belgët rezultatin e ngushti Romelu Lukaku (45+2’) nga penalltia. /Telegrafi/
Is Vertonghen's surgery regular? Immobile receives the blow on the heel and exaggerates with accentuating the pain. as soon as he realizes that Barella scores the goal, happiness is such that all pain disappears!😜the game played by Immobile was much worse than what happened!🤦 pic.twitter.com/kcyTTGaM0O
— stopardi p (@stopardip) July 2, 2021