Telegrafi

Simulimi 3D se si ndodhi tragjedia në Nice (Video)

Franca u godit mbrëmjen e së enjtes nga një tjetër sulm terrorist. Të paktën 84 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të plagosur pasi një kamion hyri mes turmës së njerëzve në Nice, të cilët ishin grumbulluar për rastin e Ditës së Bastijës.

Lexo po ashtu Shikoni momentin kur motoçiklisti përpiqet të ndalojë sulmin e terroristit në Nice (Video)

Përmes një simulimi 3D është shfaqur edhe momenti se si kamioni i drejtuar nga tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhle ka hyrë në shesh dhe ka kryer masakrën e tretë brenda 18 muajve në Francë.