Migrena shkakton pamje të dobët, marramendje dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj dritës, si dhe mund të zgjas me ditë të tëra.
Cilat janë fazat e migrenës?
Ekzistojnë katër faza të migrenës: prodroma, aura, dhimbja e kokës dhe post-droma
Prodroma
– Kapsllëk
– Luhatje disponimi, nga depresion në eufori
– Uri
– Probleme me qafë
– Etje më e madhe dhe urinim i shpeshtë
Aura
– Fenomene vizuale, si shikimi i formave të ndryshme, dritave të ndritshme, etj
– Humbje shikimi
– ‘Therje’ në këmbë apo duar
– Dobësi ose mpirje në fytyrë ose në njërën anë të trupit
– Probleme me komunikim
– Dëgjim zërash apo muzike
Dhimbja e kokës
– Dhimbje në njërën apo dy anët e kokës
– Marramendje ose vjellje
– Shikim i turbullt
– Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmave dhe ndonjëherë prekjeve dhe aromave
Post-droma
– Konfuzitet
– Probleme me disponim
– Marramendje
– Dobësi
– Ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit
SI TË LARGOHEN SIMPTOMAT?
Fatkeqësisht mënyra e vetme për ta larguar migrenën është duke fjetur.
Zakonisht rekomandohet të qëndroni në dhomë të errët derisa të kenë kaluar simptomat – periudhë e cila mund të merr 72 orë kohë.
ÇKA E SHKAKTON MIGRENËN?
Nuk është ende e qartë se çka e shkakton migrenën, por ndryshimet hormonale te femrat, vera, aditivët e ushqimit, ushqimet e përpunuara dhe me kripë, stresi, medikamentet dhe ndryshimet në sistemin e gjumit mund ta nxisin atë.
Pra, shkaktari i saktë i migrenës ende është i paqartë, por besohet se migrena shkaktohet si rezultat i aktivitet anormal të trurit i cili përkohësisht ndikon në sinjalet nervore, kimikalet dhe enët e gjakut në tru.
Fajtor mund të jetë edhe gjenetika. /Telegrafi/