Është e rëndësishme që të kuptoni me kohë se keni një problem me mëlçinë e yndyrshme
Mëlçia e dhjamosur është një problem shëndetësor gjithnjë e më i zakonshëm tek njerëzit.
Ata që vuajnë nga kjo gjendje duhet të rregullojnë dietën e tyre për të shmangur cirrozën e mëlçisë, transmeton Telegrafi.
Simptomat e mëlçisë së yndyrshme nuk është e lehtë të vërehen, por mu në fillim të sëmundjes praktikisht nuk ka asnjë simptomë.
Vetëm kur të shfaqen shqetësimet, sëmundja tashmë është zhvilluar në mënyrë progresive dhe më së shpeshti gjendet në fazën e cirrozës.
Mirëpo, ekziston një simptomë të cilën kurrë nuk do ta lidhnit me mëlçinë, dhe pikërisht është sinjal që ky organ vuan.
Kruajtja e shputave dhe shuplakave mund të jetë simptomë e mëlçisë së yndyrshme, paralajmërojnë ekspertët e Klinikës së Klivlendit.
Siç thonë mjekët, kruajtja e fuqishme ka të bëjë me mëlçinë e paalkoolizuar të yndyrshme, më së shpeshti përkeqësohet vonë në mbrëmje dhe natën.
Pos kruajtjes së shputave dhe shuplakave, janë të pranishme shqetësimi, dhimbja në stomak , si dhe ndjenja e fryrjes në pjesën e sipërme të djathtë të stomakut. Kjo sëmundje karakterizohet nga formimi i depozitave yndyrore në mëlçi dhe mund të komplikojë në mënyrë drastike shëndetin e pacientit.
Mjekët kanë arritur në përfundimin se njerëzit obezë janë të prirur ndaj sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike. Nëse kjo diagnozë ekziston tashmë, është e nevojshme të kujdeseni për dietën dhe të reduktoni marrjen e kalorive.
Është gjithashtu e rëndësishme të dini se dëmtimi i përhershëm i mëlçisë mund të çojë përfundimisht në cirrozë, e më pas në dështimin e këtij organi, i cili është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe është shumë e rëndësishme që t’i vini re simptomat në kohë dhe të konsultoheni me mjekun. /Telegrafi/