Site icon Telegrafi

Simptoma pak e njohur e sëmundjes së rëndë që mund të dallohet kur zgjoheni në mëngjes

Ekspertët kanë paralajmëruar për një simptomë pak të njohur të kancerit që mund ta dalloni kur zgjoheni në mëngjes, shkruan Express.co.uk.

Ekzistojnë më shumë se 200 lloje të kancerit që mund të prekin trupin e njeriut. Sëmundja shfaqet kur qelizat anormale ndahen dhe përhapen në mënyrë të pakontrolluar, duke arritur në indet dhe organet e afërta.

Simptomat tipike të kancerit shpesh varen se në cilën pjesë të trupit është duke u zhvilluar. Si shembull, kanceri i mushkërive mund të çojë në një kollë të vazhdueshme dhe kanceri i zorrëve mund të shkaktojë shfaqjen e gjakut në jashtëqitjen tuaj.

Megjithatë, të tjera simptoma mund të jenë më pak specifike dhe lehtësisht mund të duken si simptoma që nuk duhet shqetësuar për to. Sipas organeve shëndetësore, një shenjë e tillë mund të vërehet në çarçafët dhe jastëkët tuaj kur zgjoheni.

Djersa në shtratin tuaj mund të nënkuptojë se jeni duke u përballur nga djersitja e rëndë gjatë natës.

Shumë njerëz përjetojnë një formë të djersitjes gjatë natës. Temperatura e dhomës mund të ndikojë tek ju apo edhe partneri që flini me të.

Por nëse zgjoheni rregullisht dhe e gjeni veten të zhytur në djersë, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit.

“Shumica e njerëzve djersiten gjatë natës”, thotë Shërbimi britanik Shëndetor (NHS). “Nëse zgjoheni rregullisht me çarçafë të lagur, duhet ta kontrolloni tek një mjek i përgjithshëm”.

“Djersitjet e natës janë kur djersitni aq shumë saqë rrobat e natës dhe shtrati janë të lagura, edhe pse vendi ku jeni duke fjetur është i freskët”.

Sipas autoriteteve përkatëse për studimin e kancerit djersitja e rëndë gjatë natë mund të jetë një nga shenjat e përgjithshme të kancerit.

Megjithatë, mund të jetë gjithashtu një efekt anësor i medikamenteve ose i sëmundjeve më pak serioze. /Telegrafi/

Exit mobile version