Site icon Telegrafi

Simptoma e COVID-19 që vërehet pas një ‘gjumi të mirë’

Ndërsa shumë persona po infektohen përsëri në masë të madhe, vëmendja është përqendruar sërish te simptomat e COVID-19.

Ka një bollëk simptomash dhe ato kanë ndryshuar në natyrë pasi variantet e njëpasnjëshme kanë zënë vend.

Megjithatë, një simptomë e raportuar vazhdimisht e COVID-19 është lodhja dhe ajo zgjat shumë pasi infeksioni të jetë zhdukur.

Ky është përfundimi i gjetjeve të mbledhura nga Your COVID Recovery – një platformë interaktive në internet për pacientët me sindromën post-COVID. Ndjenja e lodhjes pas stërvitjes ose një periudhe të gjatë përqendrimi është një gjë e njohur.

Lexo po ashtu Simptoma e COVID-19 që ka më shumë gjasa të shfaqet te personat e vaksinuar plotësisht

Ndonjëherë, megjithatë, lodhja mund të ndihet në një mënyrë që nuk duket normale. “Pavarësisht pushimit dhe gjumit të mirë të natës, lodhja ndodh pas përpjekjeve minimale, zgjatet dhe kufizon aktivitetin tuaj të zakonshëm”, shpjegon Your Covid Recovery.

Sipas platformës shëndetësore, mund t’i lërë njerëzit të ndihen të mërzitur dhe ta kenë të vështirë të përqendrohen dhe të kujtojnë.

“Lodhja është shumë e zakonshme pas infeksioneve virale, të tilla si COVID-19 dhe normalisht ajo qetësohet pas dy ose tre javësh. Megjithatë, te disa njerëz mund të zgjasë për javë ose muaj”.

Shenja të tjera treguese të COVID-19 përfshijnë:

Exit mobile version