Site icon Telegrafi

Simpsons “parashikoi” pandeminë e coronavirusit dhe insektet vdekjeprurëse në SHBA

Në një nga episodet e serialit Simpsons, u parashikuan dy ngjarje që aktualisht janë në titujt e mediave botërore.

Në episodin 21 të sezonit të katërt, kanë qenë edhe dy gjëra që “pritet të shqetësojnë botën në vitin 2020”: një insekt vdekjeprurës dhe pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ka devijime në detaje – siç është përhapja e virusit – por disa ngjashmëri janë të jashtëzakonshme, siç vëren CNET.

Grerëzat gjigante aziatike

Kafshë të tilla aktualisht janë duke bërë tituj përveç pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

Disa insekte vdekjeprurëse janë parë në veri-perëndim të vendit në SHBA. Dhe kjo ka krijuar pasiguri në mesin e popullatës.

Në rastin më të keq, insektet madje mund të çojnë në vdekje te njerëzit me kafshimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, ato janë një rrezik i madh për kolonitë e bletëve. /Telegrafi/

Exit mobile version