Skenaristët e komedisë së animuar “The Simpsons” që në vitin 2000 e kishin parashikuar zgjedhjen e Donald Trumpit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në episodin “Bart to the Future”, familja e famshme e animuar tregon se miliarderi i njohur do të marrën drejtimin në Shtëpinë e Bardhë dhe pikërisht kështu ndodhi në zgjedhjet e sapombajtura – ai u zgjodh president i SHBA-ve.
Në filmin e vitit 2007, “The Simpsons” bënë një tjetër parashikim që asokohe dukej i pabesueshëm: “Në zyrën ovale një ditë do të ulej Arnold Schwarzenegger”.
Për dallim nga Trump, ‘Terminatori’ ka përvojë të mjaftueshme politike, prandaj inkuadrimi i tij në garën presidenciale tashmë nuk do të konsiderohej befasi, raporton Telegrafi.
Ish-guvernatori i Kalifornisë paraqitet në “The Simpsons Movie”, filmi i vetëm i realizuar për ‘familjen e verdhë’, ndërsa aty është në rolin e presidentit të SHBA-ve.
Se a do të dalë edhe ky parashikim i serialit të animuar komik pritet të shihet në të ardhmen. /Telegrafi/