Të hënën arriti në Cabo San Lucas të Meksikës dhe dy ditë më pas, Jessica Simpson është fotografuar duke shijuar pushimin me disa shoqe.
35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u pa me bikini ngjyrë rozë që i tregonte gjoksin e bollshëm dhe barkun e sheshtë, transmeton TCH.
Flokët e gjatë bionde i “derdheshin” mbi supe nga kapela e kaubojsit që këngëtarja dhe aktorja e mbante gjatë gjithë kohës.