Site icon Telegrafi

Simpoziumi ndërkombëtar figurativ „Struga 2016“

Gjithsej 38 artistë me renome nga 22 shtete të botës do të marrin pjesë në Simpoziumin e parë ndërkombëtar figurativ „Struga 2016“, i cili nga 28 prilli deri në 4 maj të këtij viti do të mbahet në Strugë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizatorë të këtij simpoziumi janë Shoqata për art dhe kulturë SILINDAR’T, nën patronazhin e komunës së Strugës. Përgjegjës i ekspozitës është piktori Burhan Ahmeti me koordinatorët Bajram Xhelili, Verim Zendeli dhe Hilmi Mehmeti.

Në Strugë do të ketë artistë nga ShBA, Italia, Franca, Rusia, Holanda, Belgjika, Bjellorusia, Ukraina, Arabia Saudite, Azerbajxhani, Kanadaja, Tunizia, Bosnja dhe Hercegovina, Zvicra, Mali i Zi, Romania, Serbia, Bullgaria, Turqia, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Artistët të cilët do të marrin pjesë në këtë simpozium, krahas ekspozitës në Strugë, krijimtarinë e tyre do të kenë mundësi ta prezantojnë edhe në Muzeun CAM në Kastoria të Napolit (Itali)./Telegrafi/

Exit mobile version