“Risi në alergologji dhe imunologji 2017”, është tema e simpoziumit të dytë të Shoqatës për alergologji dhe imunologji klinike të Maqedonisë, që mbahet sot dhe nesër në Akademinë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në simpozium paralajmërohet pjesëmarrja e rreth 200 mjekëve dhe ligjëruesve të shquar nga Maqedonia dhe jashtë, me ligjërata plenare me tema globale, prezantimin e arritjeve më të reja në sferën e diagnostikës dhe mjekimit, simpoziume plenare satelitore si dhe hapësirë për kompanitë farmaceutike.
Qëllimi i simpoziumit është shkëmbimi i mendimeve, përvojave dhe vizioneve në lidhje me temat të cilat do të jenë të diskutuara nga sfera e pediatrisë, alergjitë e traktit respirator, dermatologji, oftalmologji, pulmologji dhe të tjera.
Nga kjo shoqatë thonë se ky simpozium është i veçantë për nga karakteri i tij pasi që i integron të gjitha fushat subspecialistike që merren me këtë problematikë dhe është e përkushtuar në risitë teknologjike dhe shkencore në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë./Telegrafi/