Site icon Telegrafi

Simpozium ndërkombëtar për procedurat më bashkëkohore të diagnostifikimit në ASHA të Maqedonisë

Më shumë se 200 pjesëmarrës nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Jugore morën pjesë në simpoziumin shkencor ndërkombëtar dyditor në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, kushtuar gjeneratës së re të procedurave diagnostike dhe mundësisë së zbatimit të tyre në degë të ndryshme të mjekësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto procedura paraqesin analizat më bashkëkohore gjenetike që mundësojnë analizë të gjenomit të plotë të pacientit dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme në diagnostifikimin e sëmundjeve të trashëgueshme dhe veçanërisht atyre malinje, sepse mundësojnë vërtetim të të gjithë mahësive gjenetike që janë shkaktarë të sëmundjes”, thuhet në kumtesën e ASHAM-it.

Ndër pjesëmarrësit në simpozium ka qenë edhe profesoresha Anna Vedel, kryetare e Komitetit për çmimin Nobel në mjekësi. Nga ASHAM thonë se me këtë simpozium hapen dyert për vendosje të procedurave më bashkëkohore të diagnostifikimit në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version