Universiteti për arte audiovizuale, akademia evropiane filmike, teatrore dhe e kërcimit sot dhe nesër në Kinotekën e Maqedonisë organizon simpozium ndërkombëtar “Hamleti dhe Evropa – Të jesh apo të mos jesh!”, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Simpoziumin sot në mesditë do ta hapë kryetari i Akademisë evropiane të shkencave, arteve dhe letërsisë, Zhan-Patrik Konrad, profesor nga Rojal kolexh nga Londra, ndërsa fjalime do të kenë edhe regjisori dhe aktori i njohur rumun, Jon Karamitru, i cili është drejtor i Teatrit nacional të Bukureshtit, dhe rektori i Universitetit për arte audiovizuale, Jordan Plevnesh.
Siç kumtoi Universiteti ESRA, fjalë përshëndetëse do të ketë edhe profesori Meto Jovanovski, i cili e ka luajtur Hamletin e Shekspirit në vitin 1977, ndërsa do të prezantohen edhe të gjithë Hamletët nga Maqedonia – duke filluar nga Aco Stefanovski, përmes Sefedin Nuredinit, e deri te Dejan Liliq, përmes fotoprojeksionit të Robert Jankullovskit dhe këngës së Goran Trajkovskit – “Hamleti i botës së bukur”.
“Hamletët” nga Maqedonia nesër do të mbajnë punëtori në të cilën do të prezantohet edhe teza e magjistraturës “Shekspiri përgjithmonë” i Valentino Svetozarev.
Mysafirë të posaçëm në ngjarje janë autorët ballkanikë Bashkim Shehu, Gradimir Gojer, Vlladisllav Bajac, Alek Popov, Anastasis Vistonitis dhe Aleksandar Prokopiev, të cilët nën udhëheqjen e Jon Karamitrut do të mbajnë mbledhje konstitutive të Academia Balkanica Europeana me seli në Bukuresht, e cila, siç theksojnë nga ESRA, do të jetë institucioni i ri i urave shpirtërore ballkanike në integrimet evropiane. /Telegrafi/