Telegrafi

Simplicio lojtar i Romës në qershor

Pas bisedimeve disajavëshe është arritur marrëveshja, ndërsa drejtori sportiv i sicilianëve, Walter Sabatini, ka konfirmuar se e ardhmja e brazilianit është te Giallorossët.

“Simplicio ka një marrëveshje me Romën. Porsa t’i përfundojë kontrata këtu (në qershor 2010), ai do të luajë në kryeqytet”, ka thënë Sabatini për Radio Kiss Kiss. /Telegrafi/