Duket se referendumi në Turqi nuk ka kaluar pa incidente, pasi një video e postuar në internet shfaq momentin kur një turmë burrash ndjekin një protestues, të cilin pasi e zënë e rrahin keq shkelma e grushta, shkruan Mirror.
Dhjetëra persona që godasin burrin që ishte kundër ndryshimeve kushtetuese, pretendohet të jenë “përkrahës” të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, transmeton Telegrafi.
Fitorja e Erdogan i jep atij pushtet, që mund ta mbajë në krye të Turqisë deri në vitin 2029.
Por videoja e postuar në internet, shfaq momentin kur një burrë vazhdimisht mundohet t’i shpëtojë një grupi burrash përkrahës të flaktë të Erdoganit, të cilët pas disa tentativave arrijnë ta kapin protestuesin të cilin e rrahin keq. /Telegrafi/