Site icon Telegrafi

Simpatizantët e Belerit në protestë para gjykatës, Dhuli: Të bëhet betimi, boll zvarritje

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në formë proteste para Gjykatës së Posaçme GJKKO, ku pritet të mbahet seanca gjyqësore për të dhënë vendimin nëse Fredi Beleri do të lejohet të betohet si kryetar bashkie në Himarë ose jo.

Zëdhënësi i fushatës së Fredi Beleri, Skerdjan Dhuli për mikrofonin e Euronews Albania është shprehur se betimi i Belerit duhet të ndodhë patjetër.

Ai ka hedhur akuza ndaj prokurororisë duke thënë se kjo e fundit po drejton Bashkinë e Himarës.

“Zëdhënës i fushatës zgjedhore të Fredi Belerit: Ne mendojmë se kupa është mbushur. Betimi i Belerit duhet të ndodh patjetër. Nuk mund ta tolerojmë më këtë zvarritje ku seancat shtyhen në çdo rast, ku organet pasojnë një lloj ping pongu dhe patjetër që Beleri është votuar për të drejtuar Bashkinë. Nuk mund të drejtojë Bashkinë një person që ne e kemi larguar me votë. Humbi duhet të largohet. Ne duam t’i tregojmë dhe autoriteteve se nuk pajtohemi me mënyrën se si po na e drejtojnë Bashkinë. Sot Bashkia po drejtohet nga prokuroria. Prokuroria po e mban Jorgo Goron në zyrë. Nuk mundet të qëndrojë në detyrë një person që është larguar me votë. Ne kërkojmë që Beleri të lejohet të betohen”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version